Please enter at least 3 characters.

Stjuardesa zbuloi se cilën pije nuk e rekomandon për konsum në aeroplan, habitet që njerëzit e zgjedhin vullnetarisht

Stjuardesa Leanna Coy zbuloi në një video të TikTok se çfarë pije shmang në aeroplan, është kafeja dhe ajo është pa kafeinë.

Duke treguar në përshkrimin e videos se është duke folur me njerëz që kërkojnë lëng molle, koktej Margarita apo Bloody Mary në aeroplan, ajo ka treguar se një gjë nuk e ka aspak të qartë.

Duke theksuar se është e vetmja pije për të cilën do t'ju gjykojnë stjuardesat, ajo përmendi kafenë, veçanërisht pa kafeinë.

“E kuptova se ka vetëm një pije për të cilën do të të gjykoj nëse e porosit në aeroplan dhe ajo është kafeja pa kafeinë”, tha ajo dhe sqaroi, “Mendoj se të gjithë e dimë deri më tani që të porosisësh kafe në aeroplan është paksa e dyshimtë”.

Gjegjësisht, ajo ka shpjeguar se nuk është adhuruese e kafesë në aeroplan për shkak të shijes që ka, e sidomos nuk i kupton njerëzit që e pinë dhe e bëjnë këtë jo nga nevoja për kafeinë.

"Do të jeni mirë nëse e pini, shumë pilotë e pinë, unë e kuptoj - jeni i lodhur, jeni duke udhëtuar, keni nevojë për kafeinë. A po më thoni që ju pëlqen shija e asaj 'kafeje aeroplani' aq shumë saqë jeni gati ta pini jo sepse keni nevojë për kafeinë, por për shkak të vetë shijes?" pyeti ajo me neveri.

Ajo pranoi se linja ajrore e saj nuk shërben as kafe pa kafeinë. /Telegrafi/