Please enter at least 3 characters.

Stili që po ‘ndez’ verën: Trendi i flokëve që rikthen magjinë e personazheve vizatimorë

Flokëgjatat do ta adhurojnë këtë fiksim të "flokëve pa sforcim"

Ndërsa moti bëhet edhe më i nxehtë, rutinat e bukurisë priren të bëhen më të thjeshta

Sugjerimet e verës janë gjithmonë këto: një përskuqje faqesh dhe onde plazhi. Por këtë vit, fijet e përdredhura nga uji i kripur po marrin një përmirësim kinematografik falë trendit më të ri të flokëve të verës, "Ariel waves" pra valëzime flokësh si personazhi i Arielit.

"Ondet e Arielit" janë fiksimi kryesor i flokëve për këtë sezon veror. Kjo është, më së shumti, falë të famshmeve si Keke Palmer, e cila doli me pamjen e kaçurrelave "të shkujdesur" gjatë një eventi.

Dhe Palmer nuk është e vetmja që jeton në një fantazi të Arielit. Ngjyrat e kuqe dhe të bakrit kanë qenë kudo këtë vit. Kombinuar me nxehtësinë dhe lagështinë e verës, volumi dhe kaçurrelat krijojnë kombinimin përfundimtar të "flokëve pa sforcim".

Si t'i bëni "ondet e Arielit" te vetja

Natyrisht, ky trend nuk vlen vetëm për flokët e kuq. Ju mund të përqafoni pamjen e frymëzuar nga sirena me çdo ngjyrë a gjatësi floku. Shikoni Dove Cameron-in për shembull:

Pak shampo të thatë në rrënjë për të krijuar atë volumin pas larjes, një kalim i beftë me pjastër për të bërë valëzimet "e shkujdesura" dhe një spërkatje me llak në fund për të siguruar që ondet nuk do të bien, veçanërisht nëse keni flokë të dendur. /Telegrafi/