Steven Spielberg zbulon eksperiencën me Tom Cruise: Vinte në set më herët se të gjithë
Regjisori i i njohur amerikan, Steven Spielberg, ka zbuluar detaje nga bashkëpunimi i tij me aktorin Tom Cruise gjatë punës në filmat "Minority Report" dhe "War of the Worlds".
Në një intervistë gjatë Festivalit të Filmit 'SXSW', Spielberg ka përshkruar përkushtimin e jashtëzakonshëm të Cruise-it, duke treguar se aktori vinte në set çdo ditë herët në mëngjes, shpesh para gjithë pjesës tjetër të stafit.
“Tom Cruise shfaqej çdo mëngjes kur edhe unë shfaqesha. Ndonjëherë unë arrija në set që në orën 6:30 të mëngjesit”, tha Spielberg.
Kjo qasje i jepte mundësinë regjisorit të planifikonte me hollësi çdo ditë xhirimesh, duke e bërë procesin shumë më efikas.
Spielberg thekson se kjo disiplinë dhe përkushtim i Cruise-it kontribuoi në një bashkëpunim shumë konstruktiv dhe bashkëpunues në platformat e xhirimit.
Aktori nuk ndalet vetëm tek pjesa e interpretimit, por gjithmonë përpiqet të zhvillojë aftësi të reja për të përmirësuar punën e tij në film.
Në një intervistë për revistën People në maj 2025, Cruise shpjegoi se gjithmonë mëson aftësi të reja, të cilat i përdor më pas në xhirime.
Regjisorët dhe kolegët e tij e vlerësojnë këtë qasje. Christopher McQuarrie, regjisor i filmave të serisë "Mission: Impossible", tha se Cruise “është një ekip filmi i vetëm: ai drejton kamerën, luan rolin dhe fluturon avionin vetë”.
Po ashtu, Joseph Kosinski, regjisor i "Top Gun: Maverick", theksoi se Cruise jo vetëm që ka aftësi të larta si pilot akrobatik i licencuar, por edhe kujdeset për përgatitjen e aktorëve më të rinj, duke krijuar një mjedis ku të gjithë arrijnë nivelin e lartë të performancës. /Telegrafi/


