"Standard i dyfishtë" - momenti kur Doku godet topin, por nuk ndëshkohet sikurse Trossard
22/09/2024
Leandro Trossard u përjashtua me karton të kuq për goditje të topit pasi u akordua goditje dënimi për Man Cityn në minutat e fundit të pjesës së dytë. Belgu u ndëshkua me karton të verdhë që ishte ndëshkimi i dytë i tij në këtë ndeshje, duke lënë fushën.Mikel Arteta nuk mund ta besonte atë që po shihte dhe për një moment zhveshi edhe trikon që mbante në trup.
Kjo pasi Jeremy Doku kishte bërë pikërisht këtë pak para se lojtari i Arsenalit të përjashtohej - dhe nuk mori asnjë dënim.
Arsenali ishte 2-1 në avantazh në pjesën e parë në Etihad, ndërsa mbrojti këtë rezultat me fanatizëm deri në fund, por që një gol i John Stones barazoi shifrat. Ky derbi u mbyll me shifrat 2-2, por la pas shumë arsye për tu diskutuar. /Telegrafi/


