Please enter at least 3 characters.

Stadiumi shtetëror do të ndërtohet në Bërnicë

2016/01/stadiumi-shtet-euml-ror-do-t-euml-nd-euml-rtohet-n-euml-b-euml-rnic-euml_hd.jpg

Komisioni, sot pritet t'i drejtohet Komunës së Prishtinës me kërkesë zyrtare për ndarje të parcelës, shkruan Koha Ditore. Parcela 14-hektarëshe gjendet në Bërnicë.

Komisioni i përbërë nga zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Federatës së Futbollit dhe Komunës së Prishtinës, ka zgjedhur Bërnicën para parcelës në Gazimestan, që po ashtu ishte ofruar si opsion nga Komuna e Prishtinës.

Drejtori i Departamentit të Sportit pranë MKRS-së, Ibër Alaj, që është edhe një nga anëtarët e këtij komisioni, ka thënë se i mbetet Komunës së Prishtinës të vazhdojë me procedurat e tjera rreth parcelës.

"Stadiumi pritet të përfundojë në vitin 2018. Është ana procedurale që merr kohë derisa të mbulohet, pastaj shpallja e tenderit bëhet nga Qeveria", ka thënë Alaj.

Kosova aktualisht nuk ka asnjë stadium që i plotëson kriteret, qoftë minimale të UEFA-s për ndeshje zyrtare ndërkombëtare. /Telegrafi/