Please enter at least 3 characters.

Spërkatja e dytë kundër mushkonjave në rajonin juglindor të Maqedonisë

2016/04/Sperkatja-kunder-mushkonjave-1.jpg

Spërkatja e dytë kundër mushkonjave me aeroplan do të bëhet në komunat e Gjevgjelisë, Bogdancit, Dojranit dhe Vallandovës në ora 4:30 deri në ora 9:30.

Lënda që do të spërkaten mushkonjat nuk do të jetë e dëmshme për tokën, ujin dhe njerëzit, por paralajmërohen qytetarët, posaçërisht bletarët, nesër të marrin masa të caktuara që në periudhën e spërkatjes mos i lëshojnë bletët.

Nëse nuk ka kushte për spërkatjen e mushkonjave, spërkatja do të ndodhë ditën e ardhshme në të njëjtën kohë./Telegrafi/