Please enter at least 3 characters.

Spektakël i Dybalas, Roma nënshtron Monzan në ‘Olimpico’

2022/08/3c10b5b38013c371a053d4978242905ao2.jpg

Roma ka shënuar fitore ndaj Monzas me rezultat 3-0 në kuadër të javës së katërt në Serie A.

Romanistët e kanë nisur kampionatin në mënyrën më të mirë, duke marr tri fitore dhe një barazim në këtë fillim kampionati.

Në minutën e 18-të, erdhi edhe goli i parë, me Dybalan që mori një top nga mesi i fushës dhe vrapoi me të drejt portës, duke qenë i paarritshëm për mbrojtësit kundërshtar për të gjetur pastaj portën me një goditje të fuqishme për 1-0.

https://twitter.com/Full_timeFT/status/1564707346026319874

Nuk vonoi shumë dhe Roma shënoi edhe golin e dytë me Dybalan sërish autor që shënoi në minutën e 32-të për 2-0.

https://twitter.com/Full_timeFT/status/1564708636236152833

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, me Romën që pothuajse kishte siguruar fitoren

E firoja u sigurua në minutën e 61-të, kur Roger Ibanez shënoi për 3-0.

https://twitter.com/Full_timeFT/status/1564708933041852418

Deri në fund edhe pse të dy skuadrat kishin nga një rast, rezultati nuk ndryshoi.

Roma është lider në Serie A me 10 pikë, ndërsa Monza ende nuk ka marr asnjë pikë në katër ndeshje. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore