Please enter at least 3 characters.

Southgate arsyeton gabimet amatore të lojtarëve të Anglisë

2019/06/GettyImages-1154147928.jpg
345:"GUIMARAES, PORTUGAL - JUNE 06: Quincy Promes of the Netherlands (11) beats Jordan Pickford and Kyle Walker of England as he scores his team's second goal during the UEFA Nations League Semi-Final match between the Netherlands and England at Estadio D. Afonso Henriques on June 06, 2019 in Guimaraes, Portugal. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Ishim dëshmitar të një numri të madh të gabimeve në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kombeve midis Holandës dhe Anglisë.

Edhe tre nga katër golat e mbrëmjes së kaluar ranë shkaku i gabimeve të pabesueshme, ku më shumti shkaktuan anglezët në humbjen me rezultat 3:1.

Trajneri i kombëtares angleze, Gareth Southgate ka arsyetuar lojën e dobët të lojtarëve të tyre, të cilët po fajësohen për gabimet amatore.

Depay duke dribluar Stones  (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

"Po të kishim luajtur gjithmonë kështu, ne nuk do të ishim në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. Ne nuk kemi humbur për shkak të stilit të lojës sonë, por për shkak të finaleve të përfundimeve pa rezultat lodhjes. Nuk kemi gabuar vetëm para portës sonë, por edhe para sulmit", tha Southgate.

Ndryshe, Anglia do të luajë për vendin e tretë të Ligës së Kombeve kundër Zvicrës në Guimaraes. Takimi në program është të dielën nga ora 15:00. /Telegrafi/