Please enter at least 3 characters.

Southamptoni merr një fitore të madhe, mposht Arsenalin pas dy muajve pa humbje

2018/12/Southampton-1.jpg
304:"SOUTHAMPTON, ENGLAND - DECEMBER 16: Danny Ings of Southampton celebrates with teammates after scoring his team's first goal during the Premier League match between Southampton FC and Arsenal FC at St Mary's Stadium on December 16, 2018 in Southampton, United Kingdom. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Southamptoni ka fituar ndaj Arsenalit me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me shumë raste nga të dyja skuadrat, por edhe gola të shënuara.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me anë të Danny Ings (20'), i cili shënoi me kokë për epërsinë 10.

Ings shkëlqeu me dy gola (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Arsenali arriti të kthehet në lojë me Henrikh Mkhitaryan (28') që barazoi rezultat 1-1, por Ings (44') u përkujdes që ta dërgoj skuadrën e tij në pushim me epërsin 2-1.

Në pjesën e dytë, Arsenali ishin më të mirë dhe shpejt barazuan rezultatin në 2-2 me anë të armenit Mkhitaryan (55').

Nuk mjaftuan golat e Mkhitaryanit (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Pas këtij goli, djelmoshat e Emery u vërsulen në sulm në kërkim të fitores duke krijuar shumë raste për gol, por u ndëshkuan nga vendasit.

Ishte rezervisti Charlie Austin (85'), i cili shënoi me koëk pas një dalje të gabueshme nga Bernd Leno dhe kështu vulosi fitoren me rezultat përfundimtar 3-2.

Austin shënoi golin e fitores (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Southamptoni ik nga zona e rënies pasi gjendet në vendin e 17-të me 12 pikë, ndërsa Arsenali mbetet në vendin e pestë me 34 sosh.

Në ndeshjen e radhës, Topçinjtë e presin në shtëpi Burnleyn, ndërsa Southamptoni udhëton te Huddersfieldi. /Telegrafi/

https://twitter.com/ArsenalAjansTR/status/1074303535410495493

https://twitter.com/scudettosports/status/1074314582313848832

https://twitter.com/goalvideotv/status/1074322208770666496