Please enter at least 3 characters.

Sot vranët dhe vende-vende riga shiu

2024/11/Sheshi-Zahir-Pajaziti-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/