Please enter at least 3 characters.

Sot varroset në Gjilan fëmija që u ther për vdekje në Zvicër

2019/03/vrasja.jpg

Vogëlushi 7-vjeçar nga Kosova, i cili në mënyrë barbare është mbytur me thikë nga një zvicerane në Bazel, do të varroset sot në mesditë në Gjilan.

Kështu kanë bërë të ditur familjarët e tij.

“Te nderuar miq dhe dashamir. Ju njoftoj se nesër bëhet varrimi i nipit tim Iliasit, rasti në Basel të Zvicrës. Varrimi bëhet në Gjilan, me drekë, e shtunë 23.03.2019”.

Vogëlushi nga Lipjani është vrarë para dy ditësh nga një 75-vjeçare teksa po kthehej nga shkolla për në shtëpi.