Please enter at least 3 characters.

Sot shënohen 26 vjet nga beteja e Kaqandollit

Sot bëhen 26 vjet nga beteja e Kaqandollit, njëra ndër përballjet më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), jo vetëm në Llap, por në mbarë Kosovën.

Kjo ishte beteja e parë frontale e zhvilluar nga UÇK-ja në Llap kundër forcave serbe.

Për tre ditë me radhë, luftëtarët e lirisë qëndruan me vendosmëri përballë armikut, raporton KosovaPress.

Në këtë betejë ranë heroikisht shtatë dëshmorë të UÇK-së: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Naim Zhegrova, Fadil Sejdiu, Habib Zeka, Islam Rekaliu dhe Selim Rekaliu.