Sot Senati amerikanë pritet të votojë paketën e shpëtimit
01/10/2008
Udhëheqësi i Senatit, Harry Reid, tha se ishte esenciale që të veprohej me shpejtësi për rivendosjen e besimit në sistemin financiar dhe forcimin e ekonomisë.
Një zëdhënës i udhëheqësit republikan në Dhomën e Përfaqësuesve e cila e hodhi poshtë versionin e parë ditën e hënë, tha se ai kishte parë versionin e rishikuar dhe besonte se Kongresi do ta votonte atë.
Dy konkurentët presidencial Xhon Mëkejn dhe Barak Obama rikthehen në Uashington për të marrë pjesë në votimin në Senat.


