Please enter at least 3 characters.

Sot në ora 16:00 takohen LVV dhe LDK

2019/11/72052847_3070890332927322_276193202023694336_o.jpg
14:"Ridvan Slivova

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit nga ana e KQZ-së, sot do të takohen përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

"Po sot në ora 16:00 do të mbahet takimi mes LVV-së dhe LDK-së", ka thënë Manxhuka. Takimi do të mbahet në Kuvendin e Kosovës.

E në takimin e fundit që kishin pasur Isa Mustafa dhe Albin Kurti kishin deklaruar se pas certifikimit të rezultateve , brenda një afati prej 72 orësh do të takohen për të diskutuar rreth arritjes së një koalicioni, meqenëse diskutimet në nivel ekspertësh kanë përfunduar. /Telegrafi/