Please enter at least 3 characters.

Sot, mot me diell

2017/06/mot-me-diell-dhe-vranesira-9-maj.jpg

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këto kushte anticiklonike do të mbajë mot me pak vranësira dhe kryesisht me diell.

Sipas institutit, mëngjesi do të jetë relativisht i ftohtë edhe sot, kështu që në orët e para të ditës dhe gjatë natës parashihen ngrica të cilat do t'i rrezikojnë pjesëmarrësit në komunikacion.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga juglindja. /Telegrafi/