Please enter at least 3 characters.

Sot fillon Superliga e Femrave

2021/10/244796850_395613405615013_8718356345629056152_n.jpg

Sot (e diel) do të zhvillohet java e parë në Superligën e Femrave për edicionin e ri.

Prishtina, Penza dhe Bashkimi shihen favoritë përballë kundërshtarëve në këtë xhiro.

Prishtina sfidën e parë në edicionin e ri do ta ketë ndaj Kastriotit.

Ndërkohë, Penza, që është kampione dhe fitoi Superkupën së fundi, do të ndeshet me Trepcën.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit.

Skuadra kuqezi edicionin e kaluar zhvilloi një kampionat shumë të mirë, megjithatë, në edicionin e ri ka bërë disa ndryshime, duke u përqendruar me lojtare të reja, kurse Bashkimi e fillon edicionin me synime të mëdha. /Telegrafi/Superliga e Femrave - Java 1E diel 13:00 Prishtina - Kastrioti
13:00 Trepça - Penza
13:30 Vëllaznimi – Bashkimi