Please enter at least 3 characters.

Sot fillon regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme në Maqedoni

2016/01/nes-euml-r-hapet-konkursi-p-euml-r-regjistrimin-e-semimaturant-euml-ve-n-euml-shkollat-e-mesme_hd.jpg

Në shkollat e mesme publike në vend sot dhe nesër do të mund të bëhet paraqitje dhe regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2018/19 për afatin e qershorit.

Lista e rezultateve nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 20 qershor. Testi kualifikues do të mbahet më 22 qershor, ndërsa listat përfundimtare të rezultateve do të publikohen më 25 qershor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Paraqitja e dytë dhe regjistrimi i nxënësve në afatin e qershorit mund të bëhet më datën 28, ndërsa rezultatet dhe vendet e lira do të publikohen më 29 qershor.

Ndërkaq paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve në afatin e gushtit do të mund të bëhet më datën 23./Telegrafi/