Sot është Dita ndërkombëtare e punës – BSPK proteston
Ditë më parë, organizatorët e protestës kanë thënë se me këtë dëshirojnë t’i japin “vërejtjen e fundit” Qeverisë dhe institucioneve se “duhet të ndryshojnë kursin dhe qasjen e tyre në raport me kërkesat e shumta të punonjësve, të pensionistëve dhe të kategorive të tjera, përndryshe durimit i ka ardhur fundi”!
BSPK në të njëjtën kohë ka tërhequr vëmendjen se autoritetet e Kosovës po ashtu mund të përballen edhe me trysni të formave të ndryshme sindikale, por edhe me mosbindje qytetare.
Dita ndërkombëtare e punës shënohet në kujtim të punëtorëve në Çikago të cilët para 132 vitesh kanë hyrë në grevë duke kërkuar kushte më të mira të punës.
Kjo festë shfrytëzohet për dalje të organizuar në rrugë dhe tubime të sindikatave për të tërhequr vëmendjen e publikut mbi problemet e personave të papunësuar.


