Sot dy viktima dhe 19 raste të reja me coronavirus në Maqedoni
18/06/2021
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.680 teste, ndërsa janë regjistruar 19 raste të reja me COVID-19.
Në Shkup - 7, Kumanovë - 4, Kriva Pallankë - 3, Prilep, Ohër, Strumicë, Tetovë dhe Kërçovë - nga 1.
Instituti për Shëndet Publik ka konfirmuar 14 pacientë të shëruar me coronavirus.
Sot janë regjistruar 2 viktima nga coronavirusi.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.612, numri i pacientëve të shëruar është 149.722, numri i vdekjeve është 5.474, ndërsa numri i rasteve aktive është 416./Telegrafi/


