Please enter at least 3 characters.

Sot 7 viktima dhe 347 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

2020/11/rapid-covid-test-scaled-1.jpg
26:"jarun011 - stock.adobe.com

Ministria e Shëndetësisë në RMV informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.383 testime për coronavirus, ndërsa 347 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-157, Prilep - 35, Kavadar - 26, Ohër -19, Kumanovë - 14, Shtip dhe Negotinë - 13 secili, Tetovë - 12, Gjevgjeli - 10, Veles dhe Krushevo - nga 6, Manastir, Gostivar dhe Dellçevë - nga 5 secili, Strugë, Dibër , Kriva Palanka dhe Vinica - nga 3 secili, Resneni, Valandovo dhe Kratovo - nga 2 secili, Strumica, Kocani dhe Makedonska Kamenica - nga 1 secili.

Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe 7 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 168 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 97.803, prej të cilëve 88.469 janë shëruar, ndërsa 3.010 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve pozitive deri sot (17 shkurt) është 6.324./Telegrafi/