Sot 385 pacientë të shëruar nga coronavirusi në Maqedoni
28/01/2021
Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 385 pacientë të shëruar nga coronavirusi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas qyteteve në Shkup - 213, Prilep - 27, Kumanovë - 23, Kavadar - 23, Tetovë - 17 ,, Veles - 15, Shtip - 12, Koçan - 9, Dibër - 7, Kriva Pallankë - 5, Radovish - 5, Manastir - 4, Kërçovë - 4, Gostivar - 3, Berovë - 3, Demir Kapi - 3, Sveti Nikollë - 2, Gjevgjeli - 2, Probishtip - 2, Kratov - 2, Ohër - 1, Negotinë - 1, Makedonski Brod - 1, Krushevë - 1.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 91.891, numri i pacientëve të shëruar është 80.393, numri i vdekjeve është 2.831, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.667./Telegrafi/


