Please enter at least 3 characters.

Sot 28 raste të reja me coronavirus, shërohen edhe 48 pacientë në Maqedoni

2020/04/wawa-4.jpg
332:"BERLIN, GERMANY - MARCH 10 :Symbol photo of the coronavirus crisis. Diagnosis. COVID-19, SARS-CoV-2 on March 10, 2020 in Berlin, Germany. Health authorities around the world are concerned about the novel coronavirus. More and more countries are reporting diseases and new infections. (Photo by Thomas Imo/Photothek via Getty Images)
26:"Photothek via Getty Images

Ministria e Shëndetësisë informon se sot në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 48 pacientë të shëruar. Prej tyre 6 kanë qenë në trajtim spitalor, ndërsa 42 janë kuruar në kushte shtëpiake.

Prej pacientëve të shëruar në shtëpi 1 është nga Kumanova, 1 nga Manastiru, 19 nga Shkupi, 16 nga Tetova, 1 nga Shtipi dhe 4 nga Radovishi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga MSH informojnë se në Klinikën "8 Shtatori ka ndërruar jetë një pacient 51-vjeçar nga Shkupi, i cili në spital është pranuar më 9 prill në gjendje të rëndë shëndetësore dhe menjëherë është vendosur në makinë respiratore.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 28 raste të reja me coronavirus, prej të cilëve 11 janë nga Shkupi, 2 nga Kumanova, 9 nga Prilepi, 2 nga Tetova, 3 nga Velesi dhe 1 nga Vallandova.

Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend shkon në 1259./Telegrafi/