Please enter at least 3 characters.

Sonte ndahen çmimet "MTV VMA 2018", tri yje shqiptare në konkurrim

2018/08/ora.jpg

MTV’s Video Music Awards do të rikthehet sonte në Radio City Music Hall, në New York.

Në eventin më të madh muzikor, yjet e muzikës do të jenë në garë për rrëmbimin e çmimeve. Midis tyre, këtë vit do të jenë edhe tre këngëtare shqiptare: Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Dua Lipa është nominuar në 3 kategori. Kënga e saj “New Rules” është nominuar për këngën e vitit, “IDGAF” për koreografinë më të mirë dhe “One Kiss” për kërcimin më të mirë.

Rita Ora është nominuar në 2 kategori. Ajo do të konkurrojë me Dua Lipën në kategorinë e kërcimit më të mirë me këngën e saj “Lonely Together”.

Ora është nominuar edhe në kategorinë me efektet më të mira vizuale, përsëri me këngën “Lonely Together”, që e ka realizuar në bashkëpunim me Aviciin.

Ndërsa Bebe Rexha është nominuar vetëm në një kategori, atë të bashkëpunimit më të mirë me këngën “Meant to Be”, me Florida Georgia Line.

Ceremonia e ndarjes se çmimeve do të fillojë në orën 21:00 në New York (03:00 sipas kohës sonë lokale ), me pjesëmarrjen e këngëtareve si Cardi B, Ariana Grande dhe Jennifer Lopez.

Video of the Year (Videoja e vitit)

Ariana Grande – “No Tears Left to Cry”

Bruno Mars ft. Cardi B – “Finesse (Remix)”

Camila Cabello ft. Young Thug – “Havana” The Carters – “APES**T”

Childish Gambino – “This Is America”

Drake – “God’s Plan”

Artist of the Year (Artisti i vitit)

Ariana Grande

Bruno Mars

Camila Cabello

Cardi B

Drake

Post Malone

Song of the Year ( Kënga e vitit)

Bruno Mars ft. Cardi B – “Finesse (Remix)”

Camila Cabello ft. Young Thug – “Havana”

Drake – “God’s Plan”

Dua Lipa – “New Rules” Ed Sheeran – “Perfect”

Post Malone ft. 21 Savage – “rockstar”

Best New Artist (Artisti i ri më i mirë)

Bazzi

Cardi B

Chloe x Halle

Hayley Kiyoko

Lil Pump

Lil Uzi Vert

Best Collaboration (Bashkëpunimi më i mirë)

Bebe Rexha ft. Florida Georgia Line – “Meant to Be”

Bruno Mars ft. Cardi B – “Finesse (Remix)”

The Carters – “APES**T”

Jennifer Lopez ft. DJ Khaled & Cardi B – “Dinero”

Logic ft. Alessia Cara & Khalid – “1-800-273-8255”

N.E.R.D & Rihanna – “Lemon”

Best Pop ( Kënga më e mirë Pop)

Ariana Grande – “No Tears Left to Cry”

Camila Cabello ft. Young Thug – “Havana”

Demi Lovato – “Sorry Not Sorry”

Ed Sheeran – “Perfect”

Pink – “What About Us”

Shawn Mendes – “In My Blood”

Best Hip-Hop (Kënga më e mirë Hip-hop)

Cardi B ft. 21 Savage – “Bartier Cardi”

The Carters – “APES**T”

Drake – “God’s Plan”

J. Cole – “ATM”

Migos ft. Drake – “Walk It Talk It”

Nicki Minaj – “Chun-Li”

Best Latin (Kënga më e mirë latine)

Daddy Yankee – “Dura”

J Balvin, Willy William – “Mi Gente”

Jennifer Lopez ft. DJ Khaled & Cardi B – “Dinero”

Luis Fonsi, Demi Lovato – “Échame La Culpa”

Maluma – “Felices los 4”

Shakira ft. Maluma – “Chantaje”

Best Dance (Kënga me performancën (vallëzimin) më të mirë)

Avicii ft. Rita Ora – “Lonely Together”

Calvin Harris & Dua Lipa – “One Kiss”

The Chainsmokers – “Everybody Hates Me”

David Guetta & Sia – “Flames” Marshmello ft. Khalid – “Silence”

Zedd & Liam Payne – “Get Low (Street Video)”

Best Rock (Kënga më e mirë Rock)

Fall Out Boy – “Champion”

Foo Fighters – “The Sky Is a Neighborhood”

Imagine Dragons – “Whatever It Takes”

Linkin Park – “One More Light”

Panic! at the Disco – “Say Amen (Saturday Night)”

Thirty Seconds to Mars – “Walk on Water”

Video with a Message ( Video me mesazh)

Childish Gambino – “This Is America”

Dej Loaf and Leon Bridges – “Liberated”

Drake – ‘God’s Plan”

Janelle Monáe – “PYNK”

Jessie Reyez – “Gatekeeper”

Logic ft. Alessia Cara & Khalid – “1-800-273-8255”. /Telegrafi/