Please enter at least 3 characters.

Sondazh: Kush mendoni se do të jetë fituesi i Big Brother VIP Albania 5?

Këtë të shtunë mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 5, mbrëmja kulmore që do t’i japë fund një maratone televizive mbi 100 ditë, mes emocioneve, debateve dhe surprizave që kanë shoqëruar këtë edicion.

Në garë për çmimin e madh kanë mbetur katër finalistë: trajneri i fitnesit Maeto Borri, këngëtari Miri Shahini i grupit West Side Family, komentatori i sportit Rogert Sterkaj dhe balerina Selin Bollati. Të katërt pritet të përballen në natën vendimtare, ku publiku do të përcaktojë se kush do të shpallet fituesi i këtij sezoni.

Finalja e kësaj të shtune do të jetë përcaktuese për fituesin e çmimit të madh prej 100 mijë eurosh, ndërsa interesimi i publikut dhe diskutimet në rrjete sociale janë rritur ndjeshëm në prag të natës së fundit.

Në këtë kuadër, Telegrafi ka hapur një sondazh online, për të pyetur lexuesit se kë mendojnë se duhet të jetë fituesi i këtij edicioni të Big Brother VIP Albania 5.

Sondazhi ka për qëllim vetëm matjen e opinionit të lexuesve dhe nuk ka lidhje me votimin zyrtar të spektaklit Big Brother VIP Albania 5. /Telegrafi/