Please enter at least 3 characters.

Solskjaer: Merituam më shumë ndaj Arsenalit

2019/09/GettyImages-1178202206.jpg
302:"MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 30: Ole Gunnar Solskjaer, Manager of Manchester United shows his appreciation to the fans after the Premier League match between Manchester United and Arsenal FC at Old Trafford on September 30, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Ole Gunnar Solskjaer është deklaruar pas barazimit 1-1 ndaj Arsenalit në kuadër të javës së shtatë në Old Trafford.

Trajneri norvegjez ka thënë se ata shënuan golin e parë me shumë meritë, mirëpo nuk e kuptoi se përse nuk arritën ta shënonin golin e dytë.

Kemi qenë edhe hera të tjera në këtë situatë kur ishim 1-0, mirëpo nuk arritëm të shënonim golin e dytë edhe pse kishim raste të mira”, ka thënë Solskjaer pas ndeshjes.

Manchester United vs Arsenal (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Kjo situatë e krijuar është për të mësuar nga këto raste dhe të marrim më shumë përvojë nga kjo gjë, do të marrim vendimin e duhur”.

“Pjesa e parë them se ishte e mirë dhe kishim gjithçka nën kontroll, mirëpo në të dytën Arsenali shënoi golin herët dhe ne ishim të çorientuar, por në fund u rikthyem”, ka shtuar më tej norvegjezi.

Në javën e tetë Unitedi do të përballet në udhëtim me Newcastlen e që do të jetë një përballje aspak e lehtë për ta. /Telegrafi/