Please enter at least 3 characters.

Solksjaer tregon se si u punësua te United

2019/03/Ole-Gunnar-Solskjaer-2.jpg
269:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 25: Ole Gunnar Solskjaer interim manager of Manchester United during the FA Cup Fourth Round match between Arsenal and Manchester United at Emirates Stadium on January 25, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Ole Gunnar Solskjaer pranon se kontaktin e parë me Manchester Unitedin e kishte bërë përmes një tekst mesazhi.

Norvegjezi u emërua trajner i përkohshëm i anglezëve në 19 dhjetor - një ditë pasi Jose Mourinho u shkarkua - dhe klubi njoftoi kthimin e tij nëpërmjet ueb-faqes së ekipit përpara komunikimit zyrtar.

Trajneri i Moldes, Solskjaer, mori një tekst mesazh nga Ed Woodward, i cili i kërkonte që të merrte drejtimin e skuadrës ku kishte luajtur edhe si lojtar.

Ole Gunnar Solskjaer (Foto by Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

"Ishte Edi që më kontaktoi", tha Solskjaer për "Fotballklubben". "Unë mora një tekst mesazh gjatë kohës sa pushoja në shtëpi. Silje (gruaja e Solskjaer) ishte personi i parë me të cilin fola", pohoi strategu.

Ai gjithashtu tha se "Më pyetën nëse do të punoja deri në fund të sezonit. Më është thënë të vazhdoj të provoj dhe të bëj atë që mendoj se është e drejtë për Manchester Unitedin".

"Ed ka përgjegjësinë [për të marrë vendimin]. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të. Ne flasim shumë, pothuajse çdo ditë", pohoi trajneri. /Telegrafi/