Please enter at least 3 characters.

Soler mund ta vazhdojë karrierën në Angli, Liverpool e Arsenal pas tij

2021/09/DVCETS5TRNAO5LVMWI3EZPR63M.jpg
272:"Carlos Soler of Valencia in action during the spanish league, La Liga Santander, football match played between Granada Club de Futbol and Valencia Club de Futbol at Nuevos los Carmenes stadium on August 21, 2021, in Granada, Spain. AFP7 21/08/2021 ONLY FOR USE IN SPAIN
22:"AFP7 vía Europa Press

Carlos Soler është njëri nga futbollistët spanjollë më të mirë në La Liga.

Mesfushori i avancuar falë formës së mirë po luan si titullar edhe tek Kombëtarja e Spanjës nën urdhrat e Luis Enriques.

E duke parë formën e tij fantastike, Soler po mendon të largohet nga Valencia për të bërë një hap të madh në karrierë.

24-vjeçari mund të transferohet në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier ku ofertat në drejtim të tij nuk po mungojnë.

Në tri ndeshjet e para këtë edicion në La Liga, Soler ka realizuar tre gola duke konfirmuar formën fantastike.

Reprezentuesi spanjoll pëlqehet shumë nga dy ekipet e mëdha angleze Liverpool e Arsenal, por problemi qëndron tek klauzola e tij prej 150 milionë eurove te Valencia.

Megjithatë skuadrat angleze do të tentojnë transferimin e lojtarit në verën e vitit 2022, kur atij do t'i mbetet vetëm një vit kontratë me klubin spanjoll dhe Valencia do të detyrohet të ulë pretendimet për të. /Telegrafi/