Please enter at least 3 characters.

Solari: I kënaqur me Iscon dhe gjithë të tjerët

2018/12/Santiago-Solari-Isco-e1543832153205.jpg
272:"MADRID, SPAIN - DECEMBER 01: Santiago Solari, Manager of Real Madrid talks to substitue Isco during the La Liga match between Real Madrid CF and Valencia CF at Estadio Santiago Bernabeu on December 01, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajnerit i Real Madridit, Santiago Solari, u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës në fitoren 2-0 ndaj Valencias.

Tekniku spanjoll inkuadroi Iscon dhjetë minuta nga fundi, por ai tekniku argjentinas tha se është i kënaqur me të gjithë në skuadër.

"I kam thënë atij të jetë vendimtar kur kemi topin, jam i kënaqur me atë dhe të tjerët", ka thënë Solari.

Santiago Solari ka pasur rezultate të mira në aventurën e tij të Reali (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

"Marcos Llorente? Ai është fantastik, kështu luhet ndaj skuadrave të forta dhe kompakte. Skuadrat e mëdha luajnë në shumë gara, shumë ndeshje dhe kështu është e rëndësishme që çdo lojtar të jetë mirë, i lumtur dhe i gatshëm".

"Karim (Benzema) luajti jashtëzakonisht mirë, Llorente, Lucas (Vazquez), (Thibaut) Courtois, mbrojtësit qendror, anësorët, ishte një ndeshje e kompletuar nga të gjithë", ka shtuar Solari.

Aktualisht Real Madridi në La Liga renditet në vendin e pestë me 23 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është kundër Huescas. /Telegrafi/