Please enter at least 3 characters.

Sofia Vergara me një fustan që mund “të verbojë”

2022/08/sofia1-1.jpg

Sofia Vergara është fotografuar gjatë një daljeje para një restoranti duke tërhequr vëmendjen me fustanin e saj.

Gjegjësisht, kjo bukuroshe 50 vjeçare kishte veshur një fustan ngjyrë bezhë, e megjithatë sytë e publikut i tërhoqën detajet e fustanit, i cili mund të shkaktojë dhimbje të syve në reflektim nën dritat e rrugës.

Përveç dizajnit specifik, vëmendjen e tërhoqi edhe dekolteja e madhe, e cila nxjerr në pah në mënyrë unike gjoksin e bujshëm dhe belin e hollë të aktores.

(Foto: BackGrid)

Sofia e kompletoi veshjen e mbrëmjes me një çantë dore argjendi dhe i la flokët e gjatë të binin lirshëm mbi supe.

Me të njëjtin fustan, ajo ishte paraqitur edhe në panelin e spektaklit për talentë, America’s Got Talent.

(Foto: Instagram/sofiavergara)

Pas programit, aktorja ka dalë për darkë në Los Angeles së bashku me supermodelen Heidi Klum, me ç’rast edhe është fotografuar nga paparacit. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/sofiavergara)