Smoothie me banane
18/11/2020
Përbërësit:
- 2 banane të grira të pjekura;
- 2 filxhanë qumësht bajameje apo kokosi;
- 2 lugë mjaltë;
- 1 lugë gjalpë kikiriku.
Përgatitja:
1. Bananet, qumështin e kokosit, gjalpin e kikirikut dhe mjaltin qitni në blender.
2. Përzieni derisa të përftoni tretje të lëmuar.
3. Shërbejeni menjëherë.


