Please enter at least 3 characters.

Skandaloze: Plasë dajaku në ndeshjen e femrave (Foto/Video)

2016/05/qikat-3-e1462642518630.jpg

Ndeshja e vlefshme për titullin në Superligën e femrave ndërmjet Mitrovicës dhe Hajvalisë nuk ka përfunduar pa probleme.

Ndeshjen e fitoi Hajvalia me rezultat 3-1, por në fund të saj ka kërcitur dajaku.

Fillimisht ishin vajzat ato që u kacafytën mes vete, pastaj ia lanë mejdanin burrave. Klubi i Hajvalisë ka dërguar fotografi dhe video në Gazetaolle.com, kush shihet edhe sulmi.

Sipas tyre kryetari i klubit të Mitrovicës, Hajrullah Haxhiu, nuk ka kursyer as femrat e Hajvalisë ku ka goditur tri prej tyre.

Më së keçi e pësoi Shqipe Berisha e cila më pas u dërgua në spital.

Hajvalia më këtë fitore është afër titullit edhe pse ka pikë të barabarta me Mitrovicën, por gollaverazhin e ka më të mirë.