Please enter at least 3 characters.

Situata komike kur Kiara i kërkoi kafe Luizit dhe këngëtari u nis me vrap

2023/03/luikiara.jpg

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë qenë kryetema e këtyre ditëve në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Çifti i popullarizuar i shtëpisë së famshme nuk kanë qenë në momente të mira në tri ditët e fundit duke pasur një krisje në lidhje e tyre.

Porse, tashmë gjithçka është tejkaluar, ndërsa shkëndijat e para të pajtimit nisën me një kërkesë të Kiarës që Luizi t’i bënte kafe.

Kiara: Luiz ma bën dot një kafe të lutem.

Luizi: Si ishte kjo? Si ishte edhe një herë, të lutem... Thuaje edhe një herë... Thuaje edhe një herë, të lutem! Thuaje...

Kiara: Një kafe...

Dhe këngëtari i është përgjigjur në mënyrën më të bukur të mundshme duke u nisur me vrap që t’ia përgatiste, ndërkohë që ka nxitur të qeshura te banorët që ndodheshin aty. /Telegrafi/