Situata ekonomike në Kosovë - AAK paralajmëron rrezikun e kolapsit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar për një situatë alarmante ekonomike në Kosovë gjatë një konference për media.
Ai tha se ekonomia e vendit po përballet me “fundosje të mundshme” dhe rritje të kostos së jetesës që po godet qytetarët dhe bizneset.
Tahiri vuri në dukje të dhënat empirike dhe raportet e ekspertëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Rritja e çmimeve të konsumit është goditje jashtëzakonisht e madhe për qytetarin e Kosovës, por diku-diku është edhe për tregun”, tha Tahiri.
Ai kritikoi qeverinë për mungesë strategjie dhe për paaftësi në uljen e çmimeve të energjisë dhe produkteve jetësore:
“E ftojmë Qeverinë e Kosovës që të mos guxoj ta rris çmimin e energjisë elektrike, për shkak se kjo do ta fundosë ekonominë e Kosovës”, u shpreh Tahiri.
Tahiri gjithashtu paralajmëroi se bizneset kosovare po investojnë jashtë vendit për shkak të pasigurisë dhe burokracisë:
“366.9 milionë euro janë shkuar si investime jashtë vendit në vitin 2025. Kjo tregon pasiguri dhe mungesë të qëndrueshmërisë së klimës ekonomike”, tha Tahiri. /Telegrafi/


