Simeone: Oblak bën atë që bën Messi te Barcelona
278:"LIVERPOOL, ENGLAND - MARCH 11: Jan Oblak of Atletico Madrid makes a save during the UEFA Champions League round of 16 second leg match between Liverpool FC and Atletico Madrid at Anfield on March 11, 2020 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
Jordan Henderson E Jan Oblak (Photo by Julian Finney/Getty Images)
Diego Simeone. (Foto: Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images
12/03/2020
Diego Simeone pas ndeshjes nxori në pah rëndësinë e Jan Oblak, pasi që Atletico Madrid kaloi tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me një fitore 3-2 në Anfield të mërkurën.
Sllovenei ishte një mur i Atletico Madridit, duke bërë aq shumë pritje në këtë ndeshej.
"Oblak? Ai është po aq i rëndësishëm sa të gjithë të tjerët - [ Stefan] Savic, [Renan] Lodi, Felipe, Joao Felix", ka thënë Simeone.
"Por nuk kam dyshim se ne kemi portierin më të mirë në botë”.
"Ashtu si [Lionel] Messi që zgjidh lojërat në sulm, Oblak e bën atë në mbrojte. Jam shumë i lumtur për ekipin dhe klubin”.
"Ishte një ndeshje historike kundër një kundërshtari të jashtëzakonshëm me një intensitet të madh dhe një stadium të bukur”, ka thënë Simeone. /Telegrafi/


