Please enter at least 3 characters.

Simeone mohon zërat e largimit nga Atletico: Gjithmonë ka spekulime, ecim përpara me shumë energji

2019/12/Simeone-vs-Granada.jpg
265:"GRANADA, SPAIN - NOVEMBER 23: Head coach Diego Simeone of Club Atletico de Madrid reacts during the Liga match between Granada CF and Club Atletico de Madrid at Estadio Nuevo Los Carmenes on November 23, 2019 in Granada, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)
12:"Getty Images

Diego Simeone ka hedhur poshtë zërat për një lagim nga Atletico Madridi pas pretendimeve në shtypin spanjoll që ai ishte në prag të një "divorci" me klubin.

Gjatë ditëve të fundit u raportua se trajneri argjentinas pritet të largohet nga Wanda Metropolitano pas rezultateve të dobëta në këtë fillim sezoni.

U tha gjithashtu se drejtuesit e klubit tashmë nuk po besojnë në të dhe një largim është i pashmangshëm, me Arsenalin klubin më të interesuar.

Megjithatë, Simeone ka hedhur poshtë zërat për një largim duke thënë se këto janë vetëm spekulime.

"Në tetë vitet që kam qenë këtu te Atletico, është thënë çdo vit se grupi nuk ishte me mua", ka thënë fillimisht Simeone.

"Gjithmonë ka një moment spekulimesh. Sidoqoftë, ecim përpara me durim dhe shumë energji".

"Unë nuk mendoj se ka pasur më shumë kritika sesa në stinorët e kaluar".

"Përgjegjësia që unë kam është shumë e madhe. E supozoj dhe e ndaj me lojtarët, klubin dhe njerëz që punojnë në dhomën e zhveshjes", përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/