Please enter at least 3 characters.

Simeone: Atletico nuk i finalizoi rastet

2019/11/Simeone-vs-Juve-e1574839510803.jpg
294:"TURIN, ITALY - NOVEMBER 26: Club Atletico de Madrid head coach Diego Simeone issues instructions to his players during the UEFA Champions League group D match between Juventus and Atletico Madrid at Allianz Stadium on November 26, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Diego Simeone e pranon se skuadra e tij, Atletico Madridi, ka dështuar t'i konkretizojë rastet në humbjen 1-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Juventusit.

Ndeshja u vendos nga një gol i mrekullueshëm i Paulo Dybalas nga goditja e dënimit nga një kënd "i pamundur", i cili i siguroi vendin e parë në grup për Bianconerët.

"Ne kemi luajtur kundër një ekipi të shkëlqyeshëm, incidente mund të ndodhin, por ne ende nuk kemi mprehtësi në finalizimin tonë", ka thënë fillimisht Simeone.

"Ne krijojmë shanse, me mundësi si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë. Vitolo dhe Alvaro Morata luajtën mirë, Felipe pati një ndeshje të jashtëzakonshme".

"Është mirë që ne po krijojmë shanset, dhe herët a vonë do të shënojmë gola nëse vazhdojmë ta bëjmë atë. Kërkon durim dhe punë të palodhur".

Dybala ishte vendimtar në fitoren e Juventusit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

"Ne kemi nevojë për më shumë përpjekje për t'i kthyer në gola ato mundësi".

"Jemi në rrugën e duhur me objektivat e klubit. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për durim".

Simeone u pyet se çfarë mendonte për performancën e Juventusit këtë mbrëmje.

"Ju duhet ta pyesni trajnerin e Juventusit, jo mua...", përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/