Please enter at least 3 characters.

Silva: Do doja të mbyllja karrierën te Milani

2018/06/Thiago-Silva.jpg
276:"ENFIELD, ENGLAND - MAY 29: Thiago Silva of Brazil speaks to the media during a Brazil press conference ahead of the international friendly between Brazil and Croatia at Tottenham Hotspur Training Centre on May 29, 2018 in Enfield, England. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Kapiteni i Paris Saint Germainit dhe Përfaqësueses së Brazilit, Thiago Silva, ka folur për të ardhmen e tij para fillimit të Kampionatit Botëror.

Mbrojtësi ka thënë se ende nuk ka vendosur, por se do i pëlqente të mbyllte karrierën te Milani.

"Milani është gjithmonë në zemrën tim. Jam tifoz i tyre".

"Do ktheheni në Milano? Nuk është kurrë e lehtë të flasësh për të ardhmen në futboll. 'Kurrë mos thuaj kurrë', çdo gjë është e mundur".

"Të kthehesha aty për të mbyllur karrierën time do ishte një gjë e bukur", ka thënë Silva për Gazetta dello Sport.

(Foto: Getty Images)

Kuqezinjtë po kalojnë në një periudhë të vështirë dhe përvoja e Silvas do të ishte shumë e nevojshme për skuadrën e Gennaro Gattuso.

Por, duke parë problemet e klubit italian me Fair Playn Financiar vështirë se do realizohet ky transferim. /Telegrafi/