Please enter at least 3 characters.

Siljanovska: Të rinjtë janë ardhmëria e Maqedonisë, unë gjithmonë jam në anën e tyre

2019/04/siljanovska.png

Sot në shtabin e kandidates për kryetare të shtetit Gordana Siljanovska Davkova erdhën studentë nga vendi.

Siljanovska në takim me studentët theksoi se pikërisht studentët janë krenaria e saj dhe shpresë dhe se të rnjitë e Maqedonisë janë e ardhmja e Maqedonisë.

"Studentët janë krenaria dhe shpresa ime. Sot nga studentët e mi romë fitova portret që e kanë punuar. I falënderoj nga zemra. Të rnjtë janë e ardhmja e Maqedonisë, ndërsa unë gjithmonë kam qenë në anën e tyre", tha Siljanovska duke ju bëri thirrje që të ta mbështesin atë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe të mbesin në anën e të drejtës dhe drejtësisë.

Zgjedhjet presidenciale të rrethit të dytë mbahen më 5 maj, ndërsa Siljanovska garon me kandidatin nga LSDM Stevo Pendarovski./Telegrafi/