Please enter at least 3 characters.

Siljanovska në takim me Erdogan: Presim që Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë të hapë mundësi të reja për bashkëpunim më të strukturuar

Presidenti Gordana Siljanovska-Davkova sot është pritur në takim nga homologu i saj turk, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin siç thotë ka pasur bisedë konstruktive. Siljanovska në Facebook shkruan se pret që Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë të hapë mundësi të reja për bashkëpunim më të strukturuar.

"Falënderoj Presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për mikpritjen, bisedën konstruktive dhe të sinqertë në Dolmabahçe të Stambollit. Ne pajtohemi që marrëdhëniet maqedonase-turke bazohen në miqësi të fortë, besim dhe mbështetje të vazhdueshme, me një kontribut të rëndësishëm të investimeve turke në shoqërinë maqedonase në përgjithësi".

"Ne presim që Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë të hapë mundësi të reja për bashkëpunim më të strukturuar. Faleminderit për ftesën për të marrë pjesë në Forumin e 5-të Diplomatik në Antalia, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm në kontekstin global të sotëm", ka shkruar Gordana Siljanovska-Davkova.