SIKUR RUSIA?
24/03/2022
Poezi nga: Adam ZagajewskiPërktheu: Mazllum Saneja
Sikur Rusia të themelojej
Përmes Ana Ahmatovēs
Sikur Mandelshtami të ishte ligjtar
Ndërsa Stalini figurë e parëndësishme
Në eposin e humbur gruzian,
Sikur Rusia të zhvishte lëkurën e vet
Prej qimesh ariu,
Sikur të jetonte në fjalë,
Jo në grushta,
sikur Rusia, sikur Rusia ...
(1985)


