Please enter at least 3 characters.

Sigal Prishtina fiton derbin e varfër

2016/01/sigal-prishtina-fiton-derbin-e-varf-euml-r_hd.jpg

Prishtinasit ishin favoritë në këtë ndeshje për shkak se në skuadër kishin katër lojtarë të huaj, ndërsa Trepça të gjithë lojtarët i kishte vendorë, që padyshim se është një shembull për të gjitha skuadrat kosovare se si duhet punohet për ta zhvilluar basketbollin kosovar.

Bardhekaltërit e dominuan pjesën e parë ta takimit me një lojë të shpejtë e të bazuar në kundërsulme, të cilën basketbollistët mitrovicas nuk kishin zgjidhje se si ta ndalnin. Vendasit e mbyllën këtë pjesë me 23 pikë epërsi, 46-23.

Në pjesën e dytë, Trepça u shfaq me një fytyrë tjetër, teksa e shfrytëzuan komoditetin që ua kishin lejuar vetes prishtinasit duke e fituar cerekun e tretë me rezultat 22-11, dhe duke e zvogëluar disavantazhin në 12 pikë, 57-45.

Sidoqoftë, kjo formë e mirë e mysafirëve nuk vazhdoi edhe në çerekun e fundit, pasi që aty ishte Dardan Berisha me 14 pikë të shënuara vetëm gjatë kësaj periudhe për ta vulosur një tjetër fitore për Prishtinën.

Për vendasit më i disponuari për lojë ishte Dardan Berisha me 23 pikë, ndërsa te mysafirët u dallua Arian Mehmeti me 15 sosh.

Me këtë fitore, Sigal Prishtina mbetet në vendin e parë me 37 pikë, dy më shumë se Peja në të dytin, ndërsa Trepça rrezikon pjesëmarrjen në play-off në pozitën e pestë me 29 pikë. /Telegrafi/