Si të parkoni saktë veturën me ndërrues automatik të shpejtësisë dhe pse freni i dorës është i domosdoshëm?
Shoferët e veturave me transmision automatik, kur e ndalin vozën, e vendosin marshin në pozicionin P dhe pastaj e fikin automjetin. A mjafton kjo? Jo.
Sidomos nëse jeni në pjerrësi përpjetë ose tatëpjetë, duhet patjetër të përdorni edhe frenin e dorës.
Pozicioni P lejon që një kunj bllokues të futet mekanikisht në ingranazhin e transmetimit, kështu që makina mbahet nga rrotat lëvizëse. Megjithatë, ai mund të lëshojë nën ngarkesa, për shembull kur automjeti është i parkuar në një pjerrësi tatëpjetë.
Nëse jeni në tatëpjetë, ndërsa mbani këmbën në frenë, kaloni marshin në pozicionin N dhe më pas tërhiqni frenin e dorës.
Te frenat elektrike të dorës zakonisht dëgjohet një zhurmë shtrëngimi. Lëshoni këmbën nga frena dhe shtypeni sërish – kështu e gjithë pesha e automjetit do të bjerë mbi frenin e dorës. Pas kësaj, vendoseni marshin në pozicionin P dhe fikni automjetin.
Gjithsesi, pavarësisht konfigurimit të vendparkimit, tërhiqeni frenin e dorës. Nuk ju kushton asgjë… Në shumë automjete të reja, freni i dorës aktivizohet automatikisht. /Telegrafi/


