Si përfiton biznesi juaj nga hulumtimet me Pyper?
23/06/2022
Shumë biznese mund të arrijnë një pikë në të cilën ngecin ose nuk janë në gjendje të përparojnë më tej në përmbushjen e qëllimeve të tyre të biznesit. Një prej mënyrave më të suksesshme për të dalë bizneset nga kohë krizash është përmes hulumtimit të tregut.
Disa nga qëllimet kryesore që hulumtimi i tregut mund t’i ndihmojë bizneset t’i përmbushin përfshijnë: marrjen e vendimeve të rëndësishme të biznesit, sigurimin e investimeve dhe financimit, përcaktimin e mundësive të reja të biznesit dhe madje edhe shmangien e dështimeve të biznesit.
Disa nga shërbimet që Pyper ju ofron bizneseve dhe organizatave janë:
Identifikimin e mundësive për rritjen e biznesit
Matjen e kënaqshmërisë dhe besnikërisë së klientëve
Parashikimin dhe rritjes apo uljes së klientëve
Testimin dhe përmirësimin e produkteve dhe shërbimeve
Përcaktimi i çmimit për produkte dhe shërbime
Të kuptuarit e konsumatorëve dhe çka bën që ata ta blejnë një produkt apo shërbim
Parashikimi i mbajtjes apo humbjes së fuqisë punëtore
Vlerësimi dhe përmirësimi i reklamave për ta dërguar mesazhin e synuar
Matja e perceptimit që kanë klientët për brendin tuaj
Të gjitha këto realizohen thjesht dhe lehtë përmes aplikacionit Pyper i cili posedon më shumë se 37 mijë përdorues.
Për këto dhe shumë shërbime të tjera, kontaktoni nëinfo@pyper,infoose+383 49 661 660


