Si ndikon Facebook në trurin e fëmijëve?
Disa hulumtues kanë bërë studime për të parë se si ndikon Facebook në gjendjen emocionale, fizike dhe psikologjike te fëmijët.
Rrjeti social Facebook, i cili nuk ka shumë vite që është krijuar, tani veçse e ka pushtuar tërë globin dhe është rrjeti social më i famshëm në të gjithë botën, transmeton Telegrafi.
Këto janë të mirat që Facebook i sjell te fëmijët:
- Fëmijët që kalojnë më shumë në Facebook mësojnë të shfaqin më shumë ‘mëshirë virtuale’ te miqtë e tyre online
- Te fëmijët që kanë probleme shoqërore, Facebook mund t’i ndihmojë ata të mësohen se si të shoqërohen
- Facebook e rrit vetëbesimin te fëmijët
Këto janë të këqijat që Facebook i sjell te fëmijët:
- Facebook e ushqen narcicizmin
- Në disa raste edhe e ulë vetëbesimin te fëmijët
- Adoleshentët që kalojnë shumë kohë në Facebook shfaqin shenja të çrregullimeve tjera psikologjike
- Facebook nuk i përgatit fëmijët për bisedat në jetën e vërtetë
- Rrjeti social i bën fëmijët të vuajnë nga depresioni, sipas një studimi nga American academy of Pediatrics
- Facebook të bën varës
- Të humbë përqendrimin nga gjërat tjera
/Telegrafi/


