Si i lëviz Irani miliarda dollarë pavarësisht ndërprerjeve të internetit?
Nobitex është shndërruar në një nga instrumentet kryesore financiare të Iranit, me dyshime për përdorim në shmangien e sanksioneve ndërkombëtare.
Nobitex, platforma më e madhe e kriptovalutave në Iran, është themeluar në vitin 2018 nga dy vëllezër të familjes së fuqishme Kharrazi, e cila ka lidhje të ngushta me elitën politike në vend.
Sipas të dhënave, themeluesit kanë përdorur një mbiemër alternativ gjatë zhvillimit të platformës, e cila është shndërruar në bursën dominuese të kriptovalutave në Iran, duke menaxhuar rreth 70 për qind të të gjitha transaksioneve dhe duke shërbyer rreth 11 milionë përdorues.
Nobitex është kthyer në një qendër të rëndësishme financiare që, sipas raportimeve, ndihmon Iranin të shmangë sanksionet perëndimore.
Platforma përpunon dhjetëra deri në qindra miliona dollarë që lidhen me entitete të sanksionuara, ndërsa dyshohet se përdoret edhe nga Garda Revolucionare Islamike dhe banka qendrore e Iranit.
Ajo u mundëson si institucioneve shtetërore ashtu edhe qytetarëve të zakonshëm të kryejnë transaksione financiare në nivel global, duke vazhduar funksionimin edhe gjatë ndërprerjeve të internetit dhe energjisë elektrike.
Në total, përmes platformës janë përpunuar rreth 11 miliardë dollarë në kriptovaluta. /Telegrafi/


