Please enter at least 3 characters.

Shtesat e rrezikshmërisë për policët, Kusari-Lila: Kaq janë mundësitë buxhetore

2023/10/Mimoza-Kusari-deklarate-foto-Ridvan-Slivova-1-e1709292807699.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se të premtën pritet të mbahet seancë ku do të raportojë kryeministri Albin Kurti, për dialogun Kosovë-Serbi.

Kusari-Lila tha se kjo ka qenë një kërkesë e opozitës, transmeton Telegrafi.

“Pikë e parë e rendit të ditës do të jetë raportimi i kryeministri Albin Kurti për dialog", tha ajo.

Sa i përket propozimit që ka bërë Qeveria për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës, Kusari-Lila tha se ato kanë qenë mundësitë buxhetore.

“Policia ka një përmirësim të ndjeshëm në raport me kushtet dhe pagat. Këto kanë qenë mundësitë buxhetore që ka ofruar Qeveria e Kosovës”, tha ajo.

Para pak ditësh, Qeveria ka bërë propozim për shtesat e Policisë së Kosovës, të cilat fillonin nga 45 deri 150 euro./Telegrafi/