Please enter at least 3 characters.

Shtëpia luksoze për të cilën Cindy Crawford kërkon 60 milionë dollarë (Foto)

2016/11/Cindykaia.jpg

Cindy Crawford dhe burri i saj, Rande Gerber, e kanë nxjerrë në shitje shtëpinë e tyre në Malibu të Kalifornisë.

Supermodelja e kishte blerë shtëpinë e plazhit në vitin 2005 për 50 milionë dollarë, raporton TMZ.

Ndërsa tash kërkon 60 milionë dollarë për pronën e saj, e cila është mbresëlënëse.

Shtëpia luksoze e Cindy Crawford.

Objekti është ndërtuar në vitin 1944, ndërsa nuk ka shumë kohë që është rinovuar.

Pos dhomave të shumta luksoze, shtëpia ka fushë tenisi, pishinë, palestër e shumëçka tjetër. /Telegrafi/