Please enter at least 3 characters.

Shtëpia e Bardhë refuzon ta quajë Princin Saudit "vrasës" sikurse Putinin

2021/03/thequint_2021-03_6edf9002-4e27-4ec8-8851-39603a54df3e_Untitled_design__64_.jpg

Shtëpia e Bardhë të enjten nuk pranoi t'i referohej Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman si një "vrasës", megjithëse një raport i inteligjencës amerikane i deklasifikuar së fundmi tha që ai urdhëroi operacionin që çoi në vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Presidenti Joe Biden iu referua presidentit rus, Vladimir Putin, kritikët e të cilit ndonjëherë përfundojnë të helmuar ose të vdekur, si një "vrasës" në një intervistë të fundit.

Kur u pyet nëse Biden do të përdorte të njëjtën fjalë për të karakterizuar Princin Mohammed, sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki gjatë konferencës së të enjtes tha, "Unë nuk mendoj se kam nevojë të shtoj më shumë emra vrasësish nga podiumi".

Vërejtjet e Bidenit për Putinin bënë që Rusia të tërheqë ambasadorin e saj nga SHBA - një zhgënjim i madh diplomatik.

Ndryshe, Psaki tha se Biden nuk pendohet që e quajti të parin e shtetit rus si një "vrasës". /Telegrafi/