Please enter at least 3 characters.

Shtëpia e Bardhë ”nuk i beson" Serbisë, u furnizuan me kerozinë në Kosovë (Foto)

2016/08/14011903_10154531724775513_1929010405_n-e1471507638415.jpg

Shtëpia e Bardhë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk i ka besuar aeroportit të Serbisë për ta furnizuar me kerozinë aeroplanin e zëvendëspresidentit Joe Biden dhe aeroplanët e tjerë shoqërues të tij.

Gazeta Fjala ka siguruar disa foto, ku shihet aeroplani i zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duke u furnizuar me kerozinë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nga kompania e cila furnizon me karburante rregullisht aeroportin.

Sipas njohësve të sigurisë, furnizimet e aeroplanëve me të cilët udhëtojnë burrështetasit botërorë janë mjaft kritike dhe ka shumë rëndësi kualiteti i aviokarburantit dhe siguria e integriteti i operacioneve, prandaj edhe furnizimet e ngjashme bëhen gjithnjë në vende ku ka më shumë mirëbesim dhe siguri. /Gazeta Fjala/Telegrafi/