Please enter at least 3 characters.

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Rusinë se do të ketë pasojat nëse vdes Navalny

2021/02/210202091539-06-navalny-hearing-0202-exlarge-169-e1612290502146.jpg
940:"Editorial use only. MANDATORY CREDIT HANDOUT /NO SALES Mandatory Credit: Photo by MOSCOW CITY COURT PRESS SERVICE HANDOUT/EPA-EFE/Shutterstock (11741978d) A handout photo made available by Moscow's Citiy Court Press Service shows Russian opposition leader Alexei Navalny (L) standing in the glass cage during a hearing in the Moscow City Court in Moscow, Russia, 02 February 2021. The Moscow City Court will consider on 02 February 2021 the requirement of the Federal Penitentiary Service to replace Alexei Navalny's suspended sentence with a real one. Opposition leader Alexei Navalny was detained after his arrival to Moscow from Germany on 17 January 2021. A Moscow judge on 18 January ruled that he will remain in custody for 30 days following his airport arrest. The Moscow City Court consider the requirement of the Federal Penitentiary Service to replace Navalny's suspended sentence with a real one, Russian Federation - 02 Feb 2021
60:"MOSCOW CITY COURT PRESS SERVICE HANDOUT/EPA-EFE/Shutterstock

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se Rusia do të bartte "pasojat" në rast të vdekjes së udhëheqësit rus të opozitës, Alexei Navalny, gjendja shëndetësore e të cilit është përkeqësuar.

"Sa i përket hapave konkretë që do të ndërmarrnim, ne po shqyrtojmë lloje të ndryshme të dënimeve që ne do të vendosnim dhe nuk do t'i bëj të ditura publikisht në këtë fazë, por ne po bëjmë me dije për pasojat nëse Navalny vdes", tha Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan për CNN-ën.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara së pari do të bashkohen me Bashkimin Evropian dhe demokracitë e tjera në botë, në mënyrë që të vendosin sanksione në përgjigje të faktit se autoritetet ruse përdorën armë kimike kundër Navalnyt, transmeton Telegrafi.

"Së dyti, ne kemi informuar qeverinë ruse se ajo që do të ndodhë me Navalnyn, i cili u burgos, do të jetë përgjegjësia e saj", tha Sullivan.

Navalny, 44 vjeç, hyri në një grevë urie më shumë se tre javë më parë për të protestuar se autoritetet e burgut nuk e lejuan atë të ekzaminohej nga një mjek privat për shkak të dhimbjes së shpinës dhe humbjes së ndjeshmërisë në këmbët e tij.

Mjeku që ekzaminoi Navalny tha kohët e fundit se gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohej ndjeshëm.

Opozitari rus, i cili u trajtua për helmim me agjent nervor në Gjermani vitin e kaluar, po vuan një dënim me burg prej dy vjet e gjysmë në kampin e burgut Pokrov, rreth 100 kilometra nga Moska. /Telegrafi/